I zhdukur prej disa vitesh, Ministri i Brendshëm pyetet për Ervis Martinaj

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën e sotme për shtyp është pyetur mbi fatin e Ervis Martinaj, i cili është shpallur i zhdukur nga babai i tij.

Lamallari u shpreh se nuk mund të komentojë sepse këtë e bën vetëm prokurori i çështjes.

“Nuk dua të bie në përsëritje. Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve nga policia, e bën vetëm prokurori i çështjes. Nuk kam koment aq më tepër për afate se afatet përcaktohen në varësi të kompleksitetit të çështjes. Ndaj s’mund të ketë komente nga ana ime”, tha Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?