Ibrahimoviç mund të jetë në shenjestër të terroristëve. Pranë shtëpisë së Zlatan Ibrahimovicit, në Malmo të Suedisë është gjendur një granatë dhe policia suedeze ka thënë se shtëpia e Zlatan Ibrahimoviç në Malmo ishte e rrethua nga Policia. Arsyeje e këtij rrethimi ishte një granatë e vjetër, e cila është gjendur pranë shtëpisë së sulmuesit të PSG-së. Por, policia suedeze ka mohuar spekulimet se granata ka të bëjë me shtëpinë e yllit suedez. – “Granata nuk ka asgjë të bëjë me pronën në fjalë. Bllokada ka të bëjë me ruajtjen e distancës së sigurisë”, deklaroi Nils Norling, zyrtarë i Policisë për mediat suedeze, ndërkohë që sulmuesi i PSG shquhet për deklarata e tij që sjellin debate.