Idrizi: Tentakulat e Greqisë janë brenda politikës shqiptare
“Tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare.” Kështu u shpreh sot kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në kuadër të 28-vjetorit të themelimit të shoqatës “Camëria”
“Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Camërinë. Shoqata Camëria sillte jo vetëm nevojën për liri, por vetëm në liri ne mund të kërkonim të drejtat tona. Camëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë.E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare.
Eshtë e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin cështjen e Camërisë. Në 2004 prezantuan një rezolutë për Camërinë, po c’ ndodhi a mund dot një parlament i shqiptarëve mos miratonte një rezolutë për shqiptarët e Camërisë. Kemi duruar shumë kemi pranuar shumë, na u desh që vetëm duke hyrë fort e brenda në politikën shqiptare mund të bënim presion. Ne jemi të vetëm nga politika shqiptare por jemi bashkë me cdo shqiptar kudo ku janë. – u shpreh Idrizi.
“Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet.’ Vijoi më tej Idrizi, ndërsa shtoi se ligji i luftës është turpi i Greqisë.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/367008277444877/