“Ikën” Tahseen Sayed e BB, por kryeministri Rama e kishte një merak

Falenderime dhe mirënjohje për misionin e kryer në Shqipëri kanë shkuar për përfaqësuesen e BB në Tiranë, Tahseen Sayed. Në një mbremje lamtumire, kryeministri Rama e falenderoi për bashkëpunimin zonjën Sayed, ndërsa uroi që pasardhësi i saj të mos sjellë kohë të ftohta me BB për Shqipërinë.

Tahseen Sayed, përfaqësuesje e Bankës Botërore në Shqipëri, organizoi një mbrëmje lamtumire në mbyllje të misionit të saj në Shqipëri. Të ftuar ishin njerëzit më të ngushtë me të cilët ajo ka punuar në vendin tonë, mes tyre përfaqësues të insitucioneve financiare ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama, Guvernatori Gent Sejko, Ministrat Arben Ahmetaj dhe Edmond Panarit, por edhe përfaqësues të biznesit. Falenderime dhe mirënjohje për përfqësuesen e BB ishin fjalët e përcjella nga Kryeministri Edi Rama.

Rama: Tahseen, ju meritoni të gjithë mirënjohjen dhe falenderimet tona. Shpresoj që kushdo që do të vijë më pas, të mos sjellë tek ne kohë të ftohta me BB dhe të kujdeset për atë që kemi ndërtuar, të na japë disponibilitet për të njohur eksperiencën tonë.

Ajo do të largohet nga Shqipëri për misionin e ngarkuar, por Shqipëria nuk do të largohet prej saj. Kështu u shpreh Tahseen, ndërsa veçoi se ky vend është shumë i çmuar për atë që i ka dhënë natyra.

Sayed: Në Shpëri zbulova tre gjëra, një vend të bukur si në Berat, Sarandë, Kukës, kudo ku kam qënë. Njerëz të dashur dhe mikpritës dhe ushqimin më të mirë e kam gjetur në Shqipëri. Ky vend do të qendrojë gjithnjë me mua dhe premtoj se do të rikthehem përsëri për ta parë atë.

Tahseen Sayed erdhi në Shqipëri në 2013. Më parë ajo ishte Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Nepal, në Rajonin e Azisë Jugore, ku menaxhonte një portofol prej 1.2 miliard dollarësh, por edhe pozicione të tjera drejtuese të BB. Sayed ka mundësuar një sërë reformash në vendin tonë si edhe ka mbështetur pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje.

/Oranews

SHKARKO APP