Ikona e atletikës, Isa Tare dekorohetme Titullin “ Mjeshtër i Madh”

Kreu i Shtetit vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të atletit të nivelit të lartë

 

Nga Halil RAMA

Isa Tare, një nga personalitet e shquara të sportit shqiptar është dekoruar nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani me Titullin “Mjeshtër i madh”. Kreu i Shtetit vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të atletit të nivelit të lartë, vlerat kombëtare që ai përfaqëson në mbështetjen, zhvillimin dhe masivizimin e sportit në vendin tonë. Kjo shprehet fare qartë dhe në motivacioni sinjifikativ tëkëtij titulli: – “Për veprimtari të shquar ndër vite, atlet i nivelit të lartë në displinën sportive të atletikës me një kontribut të jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha kombëtare në mbështetjen, zhvillimin dhe masivizimin e sportit në vendin tonë”, është sitenzë e veprimtarisë së këtij kolosi të sportit shqiptar. Isa Tare, me kontribut prej afro pesë dekadash, si sportist dhe drejtues i klubit shumesportwsh “Partizani” ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombetare e ndërkombëtare, dhe si ikonë e atletikës ka thyer rekorde të shumta duke u shndrruar në vlerë për kombin tonë. 70-vjeçari Isa Hamza Tare, lindur në Nivicë-Tepelenë dhe banues të Tiranë, gjatë karierës së tij akademike dhe sportive prej pesë dekadash, është nderuar me dhjetra Urdhëra e Medalje. Pas diplomimit në Akademinë e Sporteve Tiranë, si dhe mbarimit me rezultate të shkëlqyera të Kursit pasuniversitar dhe të Kurseve të tjera kualifikimi në Shqipëri dhe në Kinë shërbeu për 10 vjet (1970-1980) si pedagog dhe Shef i Departamentit të Fiskulturës në Akademinë Ushtarake. Për gjashtë vjet (1980-1986) ishte pedagog në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve dhe më pas për 10 vjet (1986-1995) kreu me devotshmëri, përkushtim e kopetencë funksionet e Inspektorit të Sporteve bazë: not, shah, atletikë, gjimnastikë dhe Drejtor Ekzekutiv i Klubit Shumësportesh “Partizani”. Gjatë kësaj periudhë si Drejtor Ekzekutiv i Klubit Shumësportesh “Partizani” ka punuar për ngritjen e të gjitha strukturave të këtij klubi. Prestigji i Mjeshtrit të Merituar Isa Tare do të rritej ndjeshëm, pasi duke e drejtuar me kopetencë e profesionalizëm arriti ta shpallë atë Klubin më të mirë të Republikës për disa sporte.  Gjatë kësaj kohe janë fituar disa medalje ndërkombëtare në sportet si mundje, atletikë, gjimnastikë, peshëngritje, boks dhe karate. Përsa i përket karierës sportive, z.Isa Tare është shpallur Rekordmen i Ballkanit për “Flakjen e Diskut për Mosha” (1996). Po ashtu është fitues i tre Medaljeve të Arta në Spartakiada Kombëtare.  Ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombetare, ku përfshihen 300 gara kombëtare, (në 180 gara ka fituar vendin e parë, si dhe në 83 takime ndërkombëtare ku në 50 gara ka fituar vendin e pare).  

Medaljet dhe dekoratat në “gjerdanin e artë” të Isa Tares

Karriera e shkëlqyer sportive ka bërë që Isa Tare të mbajë “gjerdanin e artë”të disa dekoratave. Ai nderohet me titujt “Mjeshtër Sporti” (1964) dhe “Mjeshtër i Merituar Sporti”  (1981). Me Medaljen e Artë “Për Merita të Veçanta në Fushën e Sportit”, nga ish Ministri i Kulturës dhe Sporteve Teodor Laço më 08 qershor 1996 si dhe “Nderi i Sportit Shqiptar”. Isa Tare ka qenë për tetë vjet anëtar i Kryesisë dhe zv/President i Federatës Shqiptare të Atletikës. Si drejtues, ka shoqëruar dhe drejtuar dhjetra here ekipet sportive shqiptare (atletikë, gjimnastikë, mundje, boks etj) në takime ndërkombëtare. Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka dhënë Medaljen “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.  Gjatë karierës së tij sportive është shpallur Kampion dhe Rekordmen  në Flakjen e Diskut dhe gjyles për 27 vjet me radhë, duke fituar 27 medalje të kampionit kombetar, dhe tre medalje të arta në sportakiadat kombetare..

Mirënjohja e “Mjeshtrit” për Nishanin dhe Nikollën

Isa Tare edhe sot në të 70 vitet e ka ruajtur më së miri formën sportive. Shtati i lartë, trupi prej gjimnasti e atleti vazhdojnë ta mbajnë në gjendje shumë të mirë sportive. Në vigjilje të festave të fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të ri 2015, ai ka kënaqësinë të ndaj me miqte dhe shokët e shumtë gëzimin e veçantë për dekorimin me Titullin “Mjeshtër i madh”, nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Ky titull është shprehje e vlerësimit të kontributit të tij prej afro pesë dekadash, si sportist dhe drejtues i klubit shumesportesh “Partizani” dhe si pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombetare e ndërkombëtare. Ndaj dhe “Mjeshtri i Madh” falenderon përzemërsisht Presidentin e Republikës Bujar Nishani për nderin që i bëri dhe shpreh bindjen se se ky vlerësim i përkushtimit të tij 48-vjeçar do të jetë dhe një premtim për të kontribuar për arritje të tjera për të mirën e kombit shqiptar. Vetë ceremonia mbresëlënëse e dekorimit në Presidencë i dha Isa Tares dhe familjarëve e miqve që e shoqëronin një kënaqësi që nuk beson se do t’i vijë ndonjëherë. Me modesti ai shprehet: “Gjej rastin të falenderoj kreun e shtetit dhe stafin e tij që kishin organizuar së pari një takim special posaçërisht vetëm për mua.E pranoj me kënaqësi këtë dekorim, e konsideroj si institucionalizim, mbështetje dhe lartësim të asaj që më mungonte. Duke pranuar këtë dekoratë, mendoj se kemi pranuar një Shqipëri tjetër, më të mirë, më të bukur, të lirë dhe demokratike. E ndiej veten produkt i saj. Jeta ime dhe ajo që arrij i takojnë kësaj kohe!”. “Mjeshtri i Madh” i shpreh gjithashtu mirënjohje të veçantë Ministeres së Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla për propozimin që i bëri Prersidentit të Republikës, që atij t’i jepej ky titulli lartë. “Falenderoj me gjithë zemër Presidentin Nishani dhe Ministren Nikolla për këtë vlerësim të lartë që më bënë në këtë vit të 70-vjetorit të çlirimin të atdheut nga pushtuesi nazifashist.Urime të gjithëve! Gëzuar festat dhe një 2015 sa më të mbarë!”, shprehet Isa Tare.

SHKARKO APP