Ikonomi: Biznesi nuk do të bllokohet në dogana pa titull ekzekutiv nga gjykata

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi deklaroi të mërkurën se biznesi nuk do të bllokohet në dogana, nëse nuk ka një titull ekzekutiv të lëshuar nga Gjykata.

Deklarata e znj. Ikonomi u bë gjatë forumit të biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë me temë “Doganat dhe biznesi për vitin 2017”.

Përfaqësues të biznesit u ankuan se mallrat e tyre bllokohen në pikat doganore, vetëm mbi bazën e vendimeve të administratës doganore, pas raporteve për shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërsa ata nuk kanë njoftim për vendimin e DPD-së.

Ikonomi siguroi se nuk do të ketë më asnjë bllokim të mallrave në pikat doganore, nëse nuk ka një vendim të gjykatave në formën e titullit ekzekutiv.

Gjatë forumit u diskutuan edhe çështje të tjera si çmimet e referencës dhe procedurat doganore, kryesisht problematika të zbatimit të procedurave doganore dhe ndryshimet e fundit ligjore që prekin sistemin doganor. a.gjonaj

SHKARKO APP