Ilir Meta: 𝐄 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐙𝐧𝐣. 𝐒𝐮𝐞𝐥𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐢𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫!

Nga Ilir Meta-

𝐄 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐙𝐧𝐣. 𝐒𝐮𝐞𝐥𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐢𝐫𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫!

Mendova të mos reagoja sot, meqënëse ishin zhgënjyer ambasadat nga Ramaforma, për pengimin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por meqënëse sot qëlloi edhe seanca paraprake e imja, duke ndjekur një raportim te gazetarit Armand Bajrami të kërkuar nga ju, vendosa t’ju informoj në mënyrë koncize se prokurorët, në vend që të reflektonin, u thelluan edhe më tej në keqinformimin e gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mënyrë të sinqertë, prokurori kërkoi të mos merrej si provë statuti i LSI –  PL, i miratuar nga gjykata, që përcakton edhe instancat përgjegjëse për shpenzimet financiare të partisë.

Madje prokurori tha se për çështjen e lobimit nuk hetohet as LSI, por vetëm Ilir Meta.

U tregua shumë i sinqertë, sepse ata nuk po hetojnë për çështjen, por kanë shpallur fajtorin dhe nuk sjellin dot prova, se nuk i le “Gruaja e Bilalit”, që sot ka dalë hapur me parrullë që lufta kundër korrupsionit është bërë më e dëmshme se korrupsioni.

Ilir Meta nuk ka asnjë kontratë me GSIS dhe asnjë kompani amerikane.

Kontrata ka qenë midis LSI dhe GSIS dhe ka qenë shumë e mirëpërcaktuar se si kryheshin shërbimet dhe pagesat.

Është e provuar që Ilir Meta nuk ka asnjë firmë dhe nuk ka patur dijeni për asnjë veprim të parregullt.

Sot i dorëzuam gjykatës edhe intervistën e publikuar më 5 shtator 2016 te revista MAPO, ku Ambasadori i SHBA, Z. Donald Lu shprehet qartë se ka mbështetur të gjitha vizitat në Uashington të Kryeparlamentarit Meta.

Për çështjen e lobimit, ne kërkuam që letërporositë të shpallen të pavlefshme se nuk janë bazuar te kontrata e ligjshme, por në gënjeshtra dhe të pavërteta.

Prokurori na habiti të gjithëve kur pranoi se ekspertja e tij kontabël nuk i kishte llogaritur të ardhurat e ligjshme të Ilir Metës që nga marsi i vitit 1992 (deputet) e deri në vitin 2002, me justifikimin se për atë periudhë nuk kishte dyshime për korrupsion.

Po kështu, prokurori argumentoi se nuk ishin llogaritur të ardhurat nga dietat që përfitoi Ilir Meta në 30 vite me idenë se ato ishin shpenzuar e nuk mund të kurseheshin.

Më duhet të sqaroj se vetëm në 1 vit si Ministër i Jashtëm, për shkak të detyrës, kam përfituar gati 15 mijë euro dieta.

Ndaj i kërkova gjyqtares që të urdhërojë një ekspertizë të gjithanshme për personin tim, që nga 22 marsi 1992 kur jam zgjedhur deputet e deri më sot.

Mosllogaritjet e këtyre të ardhurave të ligjshme nga ana e shtetit shqiptar, është bërë vetëm për të mashtruar gjykatën se unë gjoja nuk kam justifikuar shpenzimet e mia me të ardhura të ligjshme, në mënyrë që të shpikej akuza absurde për pastrim parash, e cila natyrisht do të justifikonte edhe akuzën tjetër para-absurde për korrupsion pasiv.

Një gënjeshtër e re ishte që për të më implikuar mua në miratimin e ligjit për minierat, të iniciuar dhe miratuar nga Edi Rama, përfshinin pa lidhje Z. Dritan Kaba, sikur ai ishte Këshilltar i Kryetarit të Parlamentit, ndërkohë që Z. Kaba ka qenë Këshilltar i Grupit Parlamentar të LSI.

Unë përsërita edhe njëherë kërkesën që gjykata të administrojë si provë seancën kur është miratuar ky ligj në Parlament, i cili tregon qartë implikimin e Edi Ramës.

Lidhur me gënjeshtrën tjetër se nuk e kishin hetuar zonjën amerikane të DIA-s se nuk ju rezultonte e përfshirë, unë i pyeta para gjykatës se me firmën e kujt u shkarkua Kastriot Ismailaj si Administrator i DIA-s më 1 dhjetor 2014.

Po kështu, i ftova të lexojnë edhe njëherë e-mailin e dërguar nga Z. Hejsek për Bordin e Drejtuesve në Pragë ku janë dhe 3 emrat e aksionarëve amerikanë, përfshi edhe zonjën amerikane.

Lidhur me këtë çështje ju kërkova të lexonin edhe intervistën e Znj. Vojsava Ismailaj se çfarë ka thënë për zonjën amerikane dhe pse ajo duhet të ishte arrestuar dhe në burg sipas saj.

Këta janë “fare specialë”!

Nuk të llogarisin me qëllim mbi 300 mijë euro të ligjshme nga shteti shqiptar që të të nxjerrin “defiçit”.

Një pyetje shumë e thjeshtë për çdo qytetar:

Si shpjegohet që një nga këta 3 prokurorë, me 19 vite punë ka deklaruar në 2019, tre pasuri të paluajtshme pronë?

Ndërsa Ilir Meta, 33 vite me pagë deputeti, që në mars ’92, e më pas Kryeministër, Zv/Kryeministër, Kryetar Parlamenti, President i Republikës, sot nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme pronë?

E natyrisht asnjë cent të sekuestruar?

Për shumë lajthitje të tjera do çuditeni në ditët në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?