Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:38 Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi. Policia…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta i shkruan kreut të SPAK, Klodian Braho: Lejoni publikimin e…

Lajme E hënë, 18 Maj 2026 13:30
Ilir Meta i shkruan kreut të SPAK, Klodian Braho: Lejoni publikimin e…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka kërkuar drejtuesit të ri të SPAK, Klodjan Braho, që të mos kërkojë nga autoritetet amerikane shtyrjen e afatit të mosbërjes publike të dokumenteve që lidhen me kontratën e vitit 2016 të lobimit mes LSI-së dhe kompanisë amerikane GSIS.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në një letër të gjatë publike, Meta thotë se më 23 qershor 2026 përfundon afati dyvjeçar i vendosur nga një gjykatë amerikane, sipas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, për të mos bërë publike informacionet mbi marrëdhënien kontraktore mes palëve.

Mund t'ju interesojë

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji ven...

Para 9 minutash
Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Sot seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Kuvendit

Para 42 minutash
Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 2 orësh

Letra e plotë

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I nderuar Z. Klodjan Braho, Drejtues i SPAK,

Duke ju uruar suksese në detyrën tuaj si Drejtues i SPAK, jam i detyruar të kërkoj vëmendjen tuaj për një çështje shumë të rëndësishme, që nuk ka të bëjë vetëm me standardet e hetimit dhe gjykimit ndaj personit tim, të cilat janë shkelur shumë rëndë dhe qëllimisht, por sidomos për të parandaluar shkatërrimin jo vetëm të procesit të rregullt ligjor në vazhdim, por edhe për të larguar çdo hije dyshimi të ndikimeve jotransparente, të paligjshme dhe të papërshtatshme të asistencës ndërkombëtare në rastin e hetimeve ndaj meje dhe në veçanti në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që duhet të jenë transparente dhe të besueshme.

Më konkretisht, më 23 qershor 2026 përfundon afati i caktuar nga një gjykatë e SHBA në zbatim të kërkesës së nisur nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë, që GSIS të mos i jepte asnjë informacion LSI-së apo të tjerëve lidhur me shërbimet dhe pagesat e bëra midis dy palëve sipas kontratës së 3 shkurt 2016 të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri, në respekt të plotë të ligjeve antikorrupsion të SHBA dhe vendit tonë.

Jo vetëm kaq, por në këtë përgjigje drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, shkruhet se nëse autoritetet shqiptare kanë nevojë për një zgjatje të periudhës 2-vjeçare të mosbërjes publike të informacionit, mund ta kërkojnë me shpjegime të detajuara. Kjo përgjigje e datës 15 korrik 2024 (bashkëlidhur letra), drejtuar me e-mail Znj. Alba Thoma, Drejtore e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë nga Drejtori i Departamentit të Drejtësisë i SHBA, Z. Vaughn A. Ary dhe Prokurori Z. Michael E. Eaton, natyrisht që vjen në përgjigje të kërkesave specifike të bëra nga pala shqiptare.

Në radhë të parë, unë kërkoj nga ju si Drejtues i SPAK-ut, të mos bëhet një kërkesë e re për shtyrjen e bërjes publike të gjithë informacionit, që ka të bëjë me kontratën GSIS-LSI, pasi kjo do të bënte të pamundur mbrojtjen time efektive lidhur me akuzat e ngritura për këtë çështje, ndërkohë që çështja ka kaluar në gjykimin në themel.

Po kështu, duke qënë se veprimet juridiksionale me jashtë, SPAK i bën përmes Ministrisë së Drejtësisë, që kontrollohet nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka urdhëruar publikisht arrestimin tim nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste (Shih: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=q-xv6sZS4s4), duam të shmangim çdo ndikim të mëtejshëm politik nga ana e Qeverisë shqiptare, që jo vetëm do të pengonte zbardhjen e plotë të kësaj çështje, por edhe do të pamundësonte mbrojtjen time efektive për këtë çështje gjatë gjykimit në themel.

Një situatë e tillë do të kompromentonte rëndë edhe marrëdhëniet ShqipëriSHBA, pasi është provuar prej vitesh edhe nga gjykatat amerikane korruptimi nga Kryeministri Rama i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për shërbimet e kryera nga ai kundër drejtuesve të opozitës, por edhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta gjatë viteve 2017-2020.

Po kështu, ish-partnerja e Charles McGonigal, Znj. Allison Guerriero, e cila ka luajtur rol në denoncimin e lidhjeve korruptive Rama-McGonigal edhe kohët e fundit e ka bërë publik disa herë presionin që i bëhet nga kolegë të McGonigalit në Departamentin e Drejtësisë, që të heshtë për lidhjet e tij me Kryeministrin Rama.

Duke ju garantuar se Marrëveshja e 3 shkurtit 2016, midis LSI dhe GSIS, e cila jo vetëm është regjistruar sipas ligjve antikorrupsion të SHBA dhe Shqipërisë, por është edhe publike, nuk cënon asgjë që ka të bëjë as me sigurinë tone kombëtare dhe as të SHBA, por është shumë e zakonshme, theksoj rëndësinë e mosbërjes së një kërkese tjetër nga SPAK drejtuar autoriteteve amerikane pasi kjo do të shënonte një skandal të rëndë në marrëdhëniet juridiksionale midis Shqipërisë dhe SHBA, pasi nuk do t’i shërbente luftës kundër korrupsionit, por do të krijonte bashkëfajësi në fshehjen e korrupsionit (nëse ka ndodhur).

Në vlerësimin tim edhe kërkesa e parë ka qenë absurde pasi të akuzosh një lider politik si Presidenti i Partisë së Lirisë (LSI), për të cilin nuk ekziston asnjë firmë, autorizim pagesash apo nënkontraktimi, si në rastin me GSIS dhe t’i pamundësosh atij që të paktën për 2 vjet deri në 23 qershor 2026 ta ketë të pamundur të bëjë mbrojtje efektive pasi artificialisht i pamundësohet të garantojë provat që e shfajësojnë nga akuzat, apo që të mos ketë mundësi kontrolli të ligjshmërisë së provave të pretenduara nga akuza përfshirë edhe origjinalitetin e tyre do të thotë të shkatërrosh me vetëdije procesin e rregullt ligjor për qëllime politike.

Për mua ka qenë dhe mbetet e qartë se qëllimi i vetëm i një kërkese të tillë absurde ka synuar që artificialisht të më hiqet e drejta e mbrojtjes efektive për këto akuza kryesisht të pabaza, sidomos para zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Dua tju siguroj se ky arbitraritet i pashembullt procedurial dhe institucional është orkestruar qëllimisht pasi ata e dinë shumë mirë se në kontratën e nënshkruar në 3 shkurt 2016 midis LSI dhe GSIS është tërësisht verifikueshme përgjegjësia dhe individualizimi i çdo personi në LSI, të cilit i janë dërguar faturat e shërbimeve nga GSIS dhe po kështu individualizimi i çdo personi në LSI, që ka autorizuar çdo pagesë për GSIS.

Dy mbeten mundësitë kryesore të këtij bllokimi artificial të transparencës dhe aksesit në provat origjinale.

Mundësia e parë, është që persona të caktuar në LSI të kenë bërë veprime të parregullta pa dijeninë e Ilir Metës dhe përmes bllokadës të transparencës janë marrë në mbrojtje nga prokurorët e çështjes për interesa politike të partisë në pushtet për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Mundësia e dytë, është që Marrëveshja e 3 shkurtit 2016 të jetë modifikuar (ndryshuar) me pëlqimin e të dy palëve, por absolutisht në padijeni të Ilir Metës dhe prandaj synohet të mbahet e fshehtë ajo dhe nënshkruesit potencialë të saj.

Natyrisht, që mund të kemi edhe rastin e tretë, që prokurorët e çështjes të bëjnë bllofin e radhës me kolegët e McGonigalit, që ende mund të kenë mbetur në zyrat Departamentit të Drejtësisë.

Këtu kam parasysh akuzën ndaj meje për lobimin me “McKeon Group”, kur tjetër përgjigje erdhi nga autoritetet amerikane në shtator 2024 para arrestimit tim dhe tjetër përgjigje erdhi për të njëjtën çështje pas zgjedhjeve në SHBA në 4 nëntor 2024 dhe pikërisht më 15 nëntor 2024 (pas arrestimit tim) ku është saktësuar se LSI nuk kishte bërë asnjë pagesë tjetër as për “Dorelita” dhe as për “McKeon Group”, përveç asaj prej 15 mijë dollarësh në mënyrë të ligjshme dhe përmes bankës në janar 2017. (Bashkëlidhur letra e Presidentit të “McKeon Group” drejtuar Departamentit të Drejtësisë më 30 janar 2017)

E përmenda termin bllof sepse kjo përgjigje e re e autoriteteve gjyqësore amerikane jo vetëm nuk na u njoftua kurrë deri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, por çuditërisht në 7 janar 2025, në prani të avokatit, Z. Genc Gjokutaj, pyetem përsëri në SPAK për çështjen “McKeon Group” dhe “Dorelita”, ndërkohë që përgjigjia shteruese u kishte ardhur nga SHBA dy muaj më parë.

Dhe që të bindeni se nuk kam asnjë ngarkesë emocionale apo paragjykimi për prokurorët e çështjes ju lutem lexoni vetëm letërporosinë që ata i kanë dërguar autoriteteve amerikane më 11 mars 2025, ku i informojnë se i pandehuri Ilir

Meta është provuar se ka përdorur tre karta bankare amerikane. Natyrisht, që ju mund të lexoni edhe përgjigjen e autoriteteve amerikane se kush është “the sole user”, pra përdoruesja e vetme e kartave bankare, si dhe vendet ku është përdorur që nuk kanë asnjë lidhje me mua.

Nuk dua t’ju marr më shumë kohë nga angazhimet tuaja të shumta, por jam i detyruar tju shkruaj për këtë çështje për shkak të funksionit tuaj si Drejtues i

SPAK dhe përfaqësuesi kryesor i tij në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Kërkesa ime besoj se është edhe në interes të zbardhjes totale të kësaj çështjeje dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane përfshirë edhe Ilir Metën, por vetëm bazuar në ligjshmërinë e provave çfarë ka qenë e pamundur deri tani për shkak të bllokimit të transparencës nga prokurorët e çështjes.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju uroj suksese!

Etiketat e lidhura

ilir metaKlodian Braholeter
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë institucionit
Para 9 minutash

Policia me masa të rrepta, rrethohet i gjithë perimetri i Kuvendit. Një autobot uji vendoset pranë ins...

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus
Para 13 minutash

Egnatia kërkon një tjetër mrekulli në Europë, sfidojnë danezët e Aarhus

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s
Para 15 minutash

Përfaqësues nga 91 vende, Tirana mikpret për herë të parë Bordin Drejtues të PISA-s

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 24 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.