Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Meta: Ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News24” sulm ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri

Lajme E diel, 9 Gusht 2026 21:24
Ilir Meta: Ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News24” sulm ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar sot teksa është shënuar një vit pas agresionit dhe ndërprerjes së sinjalit të televizionit “News24”, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm jo vetëm ndaj një televizioni, por ndaj lirisë së medias dhe fjalës së lirë në Shqipëri.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 9 orësh
Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

Para 11 orësh
Gaz lotsjellës dhe molotov pa fund në sheshin ”Skënderbej”

Gaz lotsjellës dhe molotov pa fund në sheshin ”Skënderbej”

Para 12 orësh

Sipas ish-presidentit, Shqipëria është zhytur më tej në krizën e lirisë së medias, ndërsa gazetarët që mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverisë përballen, sipas tij, me intimidim, kërcënime dhe sulme.

Swiss Digital

“Shqipëria është zhytur edhe më thellë në krizën e lirisë së medias sipas raporteve të organizatave prestigjioze ndërkombëtare. Gazetarët e pavarur intimidohen, kërcënohen dhe sulmohen, ndërsa çdo zë kritik ndaj regjimit linçohet si armik”, deklaron ai.

Meta e ka drejtuar kritikën e tij ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar se ka dobësuar llogaridhënien dhe e konsideron median e pavarur si kërcënim për regjimin e tij.

“Edi Rama është shndërruar në simbolin e një diktatori të vendeve të prapambetura afrikane që e urren kritikën, e ka asgjësuar llogaridhënien dhe e konsideron median e pavarur si kërcënim për regjimin e tij”, shkruan Meta.

Në vijim të reagimit të tij, ish-presidenti e ka cilësuar largimin e qeverisë aktuale si një domosdoshmëri për demokracinë.

“Për këtë arsye, largimi i ‘Rilindjes’ dhe i këtij Kryeministri nga pushteti nuk është thjesht një betejë politike. Është një domosdoshmëri për të shpëtuar demokracinë, lirinë e medias dhe për të drejtën e çdo shqiptari për të dëgjuar të vërtetën”, shprehet ai.

Ilir Meta: Sot bëhet një vit nga agresioni i dhunshëm dhe ndërprerja e paligjshme e sinjalit të “News 24”, një akt kriminal që nuk goditi vetëm një televizion, por vetë lirinë e fjalës dhe pavarësinë e medias në Shqipëri.

Një vit më pas, situata është edhe më e rëndë.

Shqipëria është zhytur edhe më thellë në krizën e lirisë së medias sipas raporteve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare. Gazetarët e pavarur intimidohen, kërcënohen dhe sulmohen, ndërsa çdo zë kritik ndaj regjimit linçohet si armik.

Një demokraci nuk matet me numrin e televizioneve që transmetojnë, por me lirinë që kanë për të thënë të vërtetën, sidomos atë të vërtetë që pushteti nuk dëshiron ta dëgjojë.

Edi Rama është shndërruar në simbolin e një diktatori të vendeve tê prapambetura afrikane që e urren kritikën, e ka asgjësuar llogaridhënien dhe e konsideron median e pavarur si kërcënim për regjimin e tij.

Por gazetarët nuk mund të jenë shërbëtorë të pushtetit dhe liria e fjalës nuk kërkon leje nga Kryeministri.

As propaganda, as gënjeshtrat e prodhuara nga altoparlantët mediatikë të Qeverisë nuk mund të quhen gazetari.

Gazetaria nuk është propagandë. Gazetaria është e vërteta, pyetja, kritika dhe llogaridhënia.

Prandaj, duhet të jemi të gjithë bashkë në mbrojtje të gazetarëve profesionistë, të medias së pavarur dhe të së drejtës së çdo qytetari për të dëgjuar edhe ato të vërteta që pushteti do t’i fshehë.

Në asnjë rrethanë, jeta, karriera, dinjiteti dhe kushtet e punës së një gazetari nuk mund të varen nga vullneti i një politikani, i një qeverie apo i një oligarku.

Sepse media e lirë nuk mund të ekzistojë nën frikë dhe censurë dhe demokracia nuk mund të mbijetojë pa zëra që guxojnë të thonë troç të vërtetën.

Për këtë arsye, largimi i “Rilindjes” dhe i këtij Kryeministri nga pushteti nuk është thjesht një betejë politike.

Është një domosdoshmëri për të shpëtuar demokracinë, lirinë e medias dhe për të drejtën e çdo shqiptari për të dëgjuar të vërtetën.

Liria e shprehjes është një e drejtë themelore e njeriut dhe një nga shtyllat jetike të një shoqërie moderne e demokratike. Ajo është e pandashme nga llogaridhënia e institucioneve publike dhe nga kontrolli që qytetarët duhet të ushtrojnë mbi pushtetin.

Liria e medias është një nga treguesit më të rëndësishëm të gjendjes së demokracisë. Aty ku gazetarët frikësohen, kërcënohen apo heshtin, ku media kontrollohet nga pushteti dhe llogaridhënia zëvendësohet nga propaganda, aty ekziston diktatura.

Për Shqipërinë, një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, regresi në lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm.

Mirënjohje të gjithë gazetarëve të papërkulur nga dhuna dhe korruptimi i regjimit.

Pa sakrifica nuk ka liri të fjalës!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 9 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 11 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 14 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 10 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 19 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.