Ilir Meta, tjetër kërkesë në gjykatë për ndryshimin e masës së sigurisë. Ja ku mbahet seanca
Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një tjetër kërkesë në Gjykatë për ndryshim të masës së sigurisë.
Gjyqtarja paraprake ka njoftuar avokatin e kreut të PL-së, Kujtim Cakranin pse seanca për shqyrtimin e kësaj kërkese do të mbahet këtë të premte.
Sipas dokumentit të dorëzuar nga avokati Kujtim Cakrani, kërkesa synon heqjen e masës së sigurisë personale që lidhet me akuzat për korrupsion.
Seanca paraprake për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar të mbahet në datën 19 shtator 2025, ora 14:00 në Gjykatën e Posaçme, ndërsa avokati Cakrani ka njoftuar për ndryshimet e kushteve që justifikojnë rishikimin e masës së sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

