Kaosi në Kuvend, reagon Ministri i Brendshëm: Ngjarja do të referohet në SPAK
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi deputetët e PD-së pas kaosit të djeshëm në Parlament se ngjarja do referohet në SPAK.
Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:
Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.
𝐏𝐞𝐧𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞,
𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞 𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞𝐬,
𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞𝐬,
𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚,
𝐒𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.
Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.
Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.