Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, INSTAT: Njohu rritje tremujorin e tretë 2014

mbeturinave, mbetjeve” me 3,1% dhe “Industri nxjerrëse” me 1,9%.

Kurse çmimet më të ulëta vërehen në seksionin “Industri përpunuese”, që shënoi një ulje vjetore 0,1%.

Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013, çmimet e prodhimit të produkteve për eksport u rritën me 1,0%, ndërsa çmimet e prodhimit të produkteve vendase po ashtu u rritën me 0,2%

Ndryshimi tremujor mes të dytit dhe të tretit sivjet, llogaritet 0,1%. Çmimet e prodhimit në “Industri Nxjerrëse” u rritën 1,0%, ku ndikim kryesor dha rritja e IÇP-së në aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 2,3%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve të industrisë përpunuese shënoi ulje me 0, %, ku më e dukshme u shënuan në produktet për aktivitetet: “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 6,7% dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2,1%.

Ndryshe nga këto grupe, u rritën çmimet e prodhimit të produkteve në aktivitetet: “Prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre” me 2,4%, “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 1,9% dhe “Përpunimi i tekstileve” 1,4%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 102,5%, me ulje 0,1% krahasuar me tremujorin e dytë, ku dalloi ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionin ”Industri Përpunuese” me 0,3%, ndërsa u rritën 1% çmimet e prodhimit të industrisë nxjerrëse.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 104,2% duke shënuar rritjen 0,3%, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje në seksionin “Industri nxjerrëse” me 4,5%, brenda saj mund të përmendet rritje e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 6,1%.

SHKARKO APP