Infermierët, vërejtje e gjoba për mosrespektim rregullash
Eshtë e vërtetë se falë punës së madhe që po bëhet në kuadrin e reformave në shëndetësi, është arritur që të ndryshojë edhe kënaqësia e pacientëve, lidhur me kujdesin që u ofrohet nga ana e infermierëve, mamive dhe fizio-terapistëve. Porse për këta përfaqësues të kujdesit ka ende vend për përmirësim të punës së tyre dhe shërbimit që u ofrojnë pacientëve. Ka qenë pikërisht ky fakt, i cili u theksua dje gjatë një konference të posaçme që Asambleja e Përgjithshme e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë zhvilloi dje me temën “Së bashku drejt standardeve europiane”.
Kështu, teksa e ka vlerësuar si pozitive përmirësimin e kujdesjeve infermierore, presidenti i UISH-së, Sabri Skënderi, ka pohuar se kjo gjithsesi nuk mjafton derisa ende këto kujdesje sipas tij, përballen me sfida të mëdha që ato të ngrihen në nivelet e standardeve evropiane. Konkretisht, në konferencë u përmend fakti se përveç arritjeve, gjatë këtij viti UISH-ja ka vënë në lëvizje gjithë komisionet e punës dhe janë marrë masa administrative ndaj punonjësve të kujdesit që janë kapur në shkelje të rregullave dhe kodit etik-deontologjik. Masa këto që sipas Skënderit janë marrë kryesisht lidhur me paraqitjen e jashtme, uniformën, gjetjen në vendin e punës, komunikimin me pacientët etj. Në total, sipas të dhënave, janë rreth 100 që kanë marrë masën vërejtje, por ka dhe vendosje gjobash, sikundër është edhe një propozim për ulje në detyrë për kryeinfermier institucioni dhe të gjitha këto masa sipas UISH-së, kanë efektin e tyre në përmirësimin e kujdesjeve shëndetësore në rang vendi ndaj pacientit. Në total, në të gjitha spitalet rajonale janë bërë inspektime të ndryshme të mbikqyrjes profesionale dhe kanë marrë vërejtje me shkrim për shkelje të kodit etik deontoligjik dhe marrëdhëniet me kolegët 87 profesionistë.
Teksa kanë kaluar në komisionet disiplinore të rajoneve dhe janë gjobitur 41 profesionistë me gjobë prej 5 mijë lekësh për ushtrim të paligjshëm të profesionit, si edhe dy gjoba prej 10 mijë lekësh për mosbatim të ligjit. Ndërsa 15 profesionistëve u është lënë një afat kohor prej një muaji për t’u anëtarësuar se janë në prag pensioni. Nga ana tjetër, raporti i UISH-së mbi rezultatet e vitit 2014 dhe objektivat për vitin 2015 referon edhe problematikën se aktualisht në institucionet shtetërore shëndetësore publike punojnë dhe profesionistë të palicencuar ose të marrë në punë pa dhënë Provimin e Shtetit dhe se UISH gjatë inspektimeve të tij i ka zbuluar një pjesë të tyre e disave në mbështetje të arsyetimit dhe vendimit të Këshillit Kombëtar i ka regjistruar dhe u është dhënë një licencë provizore duke u lënë afat 1-vjeçar për marrjen e Provimit të Shtetit, në të kundërt licenca nuk përsëritet më. Gjithashtu, theksohet se ka institucione edhe publike që mbajnë akoma në punë profesionistë të palicencuar, përshembull ai i Shëndetit Publik ku ka mbi 40 të tillë (laborantë), por ka edhe shumë institucione private që mbajnë në punë profesionistë të paregjistruar në zbatim të ligjit për të clët do të punohet në vazhdimësi. “Ne shpresojmë që me një bashkëpunim të mirë edhe me inspektoriatin shtetërortë shëndetësisë, vitin e ardhshëm të mund të evitentojmë të gjitha këto raste, duke mbajtur qëndrim sipas ligjit”, pohon raporti i UISH-së.
87
Profesionistë të kujdesit infermieror në të gjitha spitalet rajonale kanë marrë vërejtje me shkrim për shkelje të kodit etik deontoligjik dhe marrëdhëniet me kolegët
41
Profesionistë të kujdesit infermieror kanë kaluar në komisionet disiplinore të rajoneve dhe janë gjobitur me gjobë prej 5 mijë lekësh për ushtrim të paligjshëm të profesionit
OBJEKTIVAT
Objektivi kryesor i Urdhrit të Infermierit për vitin 2015 do të jetë “Së bashku drejt standardreve evropiane të kujdesit”. Ku për këtë, do të punohet mbi përmirësimin e sjelljeve etiko-profesionale etj.
LICENCIMET
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka licencuar dhe rilicencuar gjatë këtij viti profesionistë, duke e çuar në 18.220 numrin e të regjistruarve nga të cilët janë të punësuar 15.733 profesionistë dhe 2.484 në pritje për punë.
Sezonet Maj-Nëntor
Provimet e Shtetit, me dhjetëra mbetës
Gjatë këtij viti, në të gjitha rajonet e vendit janë regjistruar studentë kandidatë për ushtrimin e praktikës profesionale me mbikqyrje në sezonin prill-maj 2014 dhe iu nënshtruan provimit të vlerësimit të aftësimit profesional 1.217 studentë nga të cilët dolën fitues 890 kandidatë dhe nuk u paraqitën ose duhet ta përsëritin këtë provim 327 kandidatë. Në provimin e shtetit, maj 2014 morën pjesë 1.675 kandiatë në total, ku 725 dolën fitues dhe 950 nuk u paraqitën ose ngelën në këtë provim. Kurse në sezonin tetor-nëntor janë regjstruar në praktikë profesionale në total 572 kandidatë, ku 461 dolën fitues dhe 111 duhet ta përsëritin këtë provim. Aktualisht, në sezonin e dytë të provimit të shtetit janë të regjistruar dhe në pritje të dhënies së provimit 1.138 kandidatë.