INSTAT: Defiçiti tregtar, rritet me 12.5%
Ngritja e çmimit të cigareve dhe pijeve alkolike mund të ketë pasur ndikim negativ në konsumin vendas, por jo në prodhim, sepse të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se janë rritur eksportet për produkte të tilla.
Në muajin nëntor të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 21 miliardë lekë, duke u rritur me 1,2 % në krahasim me nëntorin e vitit 2013, por janë ulur me 4,6 % në krahasim me tetorin e këtij viti. Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 30,9 %, “ushqime, pije, duhan” me 26 % dhe “tekstile dhe këpucë” me 14,6 %. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit “lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 24,3%. Në muajin nëntor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 48 miliardë lekë, duke u rritur me 6,1 % në krahasim me nëntor 2013 dhe duke u ulur me 9,1 % në krahasim me tetor 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: “Materiale ndërtimi dhe metale” me 26 %, “Prodhime druri dhe letre” me 20 % dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 13,1 %. Rënie më të madhe vjetore patën importet e grupit “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 10,7 %. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 10,5 % krahasuar me nëntor 2013 dhe duke u ulur me 12,5 % në krahasim me tetor 2014. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,3 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 37,7 % të totalit , Greqia me 6,8 %, Kina me 6,4 % dhe Turqia me 6,0 %