INSTAT: Familjarët po konsumojnë më pak energji

Për herë të parë pas shumë vitesh, qytetarët shqiptarë e kanë kursyer konsumin e energjisë, si pasojë e formalizimit të këtij tregu, ku një pjesë e madhe nuk paguanin faturat e energjisë elektrike.

INSTAT botoi sot bilancin 6-mujor të energjisë, ku rezulton se konsumi i energjisë elektrike nga konsumatorët në tërësi në 6 muajt e parë 2015 u rrit 3,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-tës.

Në sasi, në 6-mujorin e parë u konsumua 2.564 GWh energji elektrike, nga 2.476 GWh që ishte në të njëjtën kohë të vitit të shkuar.

Sivjet rritjen e kosnumit të energjisë me 4,8% e shënojnë përdoruesit jo familjarë dhe më pak ata familjarë, që rriti konsumin e energjisë elektrike vetëm me 2,3% në 6 muajt e parë Janar-Qershor 2015. Konsumatorët familjarë kryesonin për shumë vite konsumin e energjisë elektrike

SHKARKO APP