INSTAT: Nëntor, çmimet e konsumit shënuan rritje

Sipas INSTAT-it, rritja vjetore në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,84 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. 

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar respektivisht me +0,16 dhe +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me – 0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 11,2 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,7 %.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” dhe “Komunikimi” u rritën me 3,6 %.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2,1 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” janë rritur me 10,0 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 8,4 %, nëngrupi “qumësht, djathë e vezë” me 3,2 %, nëngrupi “peshk” me 2,3 %, etj.

Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 7,4 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 3,3 %, “sheqer e ëmbëlsira” me 1,9 % etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 5,3 %. Ndryshimi mujor i indeksit është -0,2 %.

Krahasuar me muajin Tetor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 % ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të duhanit me 4,1 %.

Ulja mujore më e madhe vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %. 

Gjatë muajit Nëntor çmimet e grupit “Transport” u ulën me 0,4 %. Brenda këtij grupi çmimet e benzinës dhe eurodiezelit u ulën respektivisht me 2,1 % dhe 1,5 %.

SHKARKO APP