INSTAT: Rritet Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa)
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013 rritjen më të madhe e ka patur grupi “Shpenzime page” me 1,1 % duke u ndjekur nga “Shpenzime transporti” me 0,5%. Ulja më e madhe vjetore vërehet në indeksin e grupit ”Shpenzime makinerie” me 1,5%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013, grupi “Shpenzime materiale” është rritur me 0,1%. Rritjen më të madhe brenda këtij grupi e pati nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 1,3%.
Në tremujorin e tretë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,1 %.
Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0,5% krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Brenda këtij grupi rritjen më të madhe e pati nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 1,3%.
Indekset e grupeve ”Shpenzime transporti” dhe ”Shpenzime makinerie” u rritën me 0,3% dhe 0,1% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi e grupit “Shpenzime page” u ul me 0,1% kundrejt tremujorit të dytë 2014.