FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Integrimi, Bardhi: PD paketë me 3 nisma ligjore! Shqipëria hyn në fazën më të rëndësishme me më shumë kushte nga BE

Sot mbahet Konferenca Ndërqeveritare dhe kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha se Shqipëria po hyn në fazën më të rëndësishme të procesit të integrimit me më shumë kushte dhe mosbesim nga BE. Nga ana tjetër ai shtoi se do të paraqesin në Kuvend 3 nisma ligjore në ditët në vijim që synojnë të adresojnë kushtet që BE ka vendosur.

”PD nuk do të humbasë kohë me retorikë boshe, por do të nisë përkthimin në akte konkrete kushte që BE i ka vendosur Shëipërisë. Gjatë ditëve në vijim do të depozitojmë në Kuvend 3 nisma ligjore:

-Shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Ky ligj i papajtueshëm me frymën europiane të konkurrencës ka prodhuar pabarazi, mungesë konkurrence, grabitje pronash.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Iniciativë për dekriminalizimin e plotë të shpifjes ndaj gazetarëve duke ndërmarrë një hap konkret duke i dhënë fund presionit politik apo penal ndaj tyre. Gazetarët që vuajnë autocensurën, censurën nga pronarët mos të përballe me presionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Kriminalizimin e plotë të pastrimit të parave”, tha Bardhi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?