Integrimi i Shqipërisë në BE, Gonzato: Mbetet një objektiv kombëtar
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mori pjesë këtë të martë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipër-BE, ku theksoi se qeveria shqiptare ka një agjendë tejet ambicioze për integrimin në Bashkimin Europian.
”Takimi i sivjetshëm i Komisionit të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, zhvillohet në një moment vendimtar të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Pas zgjedhjeve të majit kemi tashmë një parlament të ri dhe një qeveri të re, e cila i ka vendosur vetës një agjendë ambicioze për anëtarësimin në BE”.
Për të arsyeja e kësaj mbështetje të gjerë politike është e thjeshtë sepse integrimi në BE pasqyron aspiratën e më shumë 90% të qytetarëve shqiptarë dhe për të përmbushur këtë pritshmëri kërkohet kontributi konstruktiv i të gjitha forcave parlamentare me synim për të arritur këtë objekt të përbashkët kombëtar.
”Ky është një sukses i qartë për Shqipërinë, por është vetëm fillimi, sepse në fakt është fundi i fillimit. Mbyllja e kapitujve është një ushtrim shumë më i vështirë sesa hapja e tyre. Aktualisht vëmendja është përqendruar tek përmbushja e piketave të përkohshme, me objektivat e ndërmjetme që shtetet anëtare i kanë përcaktuar Shqipërisë si prova e vendosmërisë së saj për reformat e nevojshme”, theksoi Gonzato.
KOHA JONË SONDAZH

