Integrimi, Rama për opozitën: Molotovarët tentojnë të pengojnë Shqipërinë, BE-ja mahnitet me ta

Nga asambleja e PS-së në Vlorë, kryeministri Edi Rama e cilësoi opozitën si “molotovarët”, teksa tha se PD-ja po përpiqet të pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka ndodhur në historinë e BE-së që opozita e vendit kandidat të shkojë në Bruksel dhe të pengojë anëtarësimin.

”Molotovarët i kemi mbrapa, përpara kemi sfidat. Janë specia e vetme që njeh Europa në aspektin e eksportimit të llumit nëpër Europë për të penguar sa të munden Shqipërinë. Këtë gjë nuk e them unë, e dëgjoj nga ata në Europë. Ka pasur Maqedonia konflikte, por nuk kanë shkuar trupa parlamentare të opozitës dhe t’i thonë bllokojeni Maqedoninë, mos hapni derë për Maqedoninë.

As Mali i Zi, opozita nuk ka bërë vaki të shkojë në Bruksel dhe të thotë pengojini, ndalojini. Si mundet të kriminalizohet vendi yt, nuk flas për qeverinë këtu. Mua sulmet e tyre më janë bërë sukses dhe shëndet, si mund të kriminalizohet vendi yt. Kur njerëzit thonë sa ka ndryshuar Tirana, ata thonë hanë paratë e krimit, sa bukur ndërtimet në Vlorë, janë paratë e krimit. Argëtojnë publikun e vendeve të tjera me histori kriminelësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ia ka bërë këtë askush vendit të vet. Është e paimagjinueshme, por ja që na ka rënë ne kjo. Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm çfarë kemi në kurriz, është një barrë shumë e rëndë. Të bëjmë histori, duke i kapërcyer të gjitha pengesat, duke korrigjuar gjëra dhe ta realizojmë objektivin historik’‘,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?