
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, në nëntorin kuqezi.
“Dhe me tingujt e këngës “Për ty Atdhe” në nëntorin kuqezi, që marrin jetë nga interpretim i veçantë i Bandës Frymore “The Door Albania”, e përbërë nga muzikantë me aftësi ndryshe, nën drejtimin e Bepin Vjerdhës mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.