Ironia e deputetit të PD-së: Lamallari do të kishte arrestuar gjithë pulat sot, që mos të bënin vezë
Pas fjalës së ministrit Lamallari në Kuvend, deputeti Saimir Korreshi pati një reagim me ironi dhe me shembujt e tij të njohur, marrë nga jeta rurale.
“Unë kam qenë me dhjetëra ditë vetë dhe me familjen time në shesh. S’jam terrorist dhe s’kam qenë kurrë me terroristë në shesh. Nëse ka një protestë nga më paqësoret në Shqipëri është kjo që po ndodh sot se po të jetë për Lamallarin dhe skuthllëqet e tij, do të kishte arrestuar gjithë pulat sot që mos të pillnin vezë se këto janë armët terroriste dhe kimike që po përdorin terroristët. Ka 4 vjet s’u blen uniforma policisë, i ka ngrënë mola, i kanë me vrima. S’i keni dhënë orët shtesë, po i lini të digjen në vapë”, tha Korreshi.
KOHA JONË SONDAZH

