Ironia e Julian Dedës me kazinotë, “Hapen kurse noti në Voskopojë”
Aktori Julian Deda ironizon nismën e Ministrisë së Financave, për vendimin mbi kazinotë, duke dhënë lajmin në profilin e tij Facebook se “Hapen kurse noti në plazhin e Voskopojës…! Nxitoni të regjistroheni. Vendet janë të limituara..!
Më tej ai shtoi, duke ironizuar edhe më shumë këtë ide. – “Pas nismës së Ministrisë së Financave për kazinotë, Qeveria po mendon të ndërtojë një pistë për ski në Velipojë…!
Kujtojmë se Voskopoja është vend turistik malor ku gjatë dimrit mundet të ushtrosh në mënyrë amatore edhe sportin e skive, si dhe Velipoja është bregdet, ku mundet të notohet.