Ironia e juristit, Daci: Ligji për betimin mban emrin “Arta Vorpsi”

Juristi i njohur, Jordan Daci, thotë se ndryshimet ligjore që ka propozuar mazhoranca mund të quhen ligji “Arta Vorpsi”. Ai argumentoi se ndryshimet ligjore fatkeqësisht po bëhen në shkelje të Kushtetutës. “Unë personalisht kam patur vleresim për znj. Vorpsi, por më shastisi kur bëri atë veprim (betim tek noteri) nga dëshpërimi deligjitimoi veten. Qëllimi final i kësaj mazhorance është të ketë njerëzit e saj në gjykata. Dëshira për kontroll është shumë e madhe, edhe kryetari Gjykatës së Lartë është caktuar, vetëm se nuk i kanë vënë emer… do e merrni vesh shumë shpejt. Të gjitha këto veprime janë “atentat” ndaj SPAK-ut sepse politikanët duan të sigurojnë mbrojtje kur të mos jenë më në pushtet”, u shpreh Daci në studion e Abc News.

Ndryshimet ligjore

Deri më tani Presidenti nuk ka një afat për betimin e asnjë zyrtari. Me ndërhyrjen që po i bëhet ligjit parashikohet që “Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese”.

SHKARKO APP