Ironia e Manjanit: Kush e ka emrin Erion jo poste shtetrore se shkon në pranga!
Erion Veliaj u shkarkua sot nga qeveria dhe do të përballet me drejtësinë për një sërë akuzash që SPAK ka ndaj tij. Po dje një tjetër Erion u mor i pandehur nga SPAK-u. Ai është kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
Me ironi, ish-ministri i Drejtësië, Ylli Manjani thotë se kush e ka emrin Erion në këtë vend ose në politikë, të mos ketë poste publike, sepse do të përfundojë në SPAK. Për të, ndaj emrit Erion ka alergji SPAK-u. Të dy Erion-at janë të Partisë Socialiste.
”Dmth, cilido që e a emrin Erion, për ca vite, bën mirë të mos bëhet kryetar bashkie. Ka alergji andej nga SPAK-u ky emër. Plus komanda copy&paste është lehtësi e madhe e inteligjencës artificiale”,-shkruan Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

