Ironia e Ramës me Berishën dhe Bashën, reagon deputeti demokrat
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me videon ironizuese të këtij të fundit ku shigjetonte Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu i sugjeroi Ramës që të bëhet serioz dhe të lërë shfaqet qesharake.
REAGIMI I SHEHUT
Politika e “kukullave” e Kryeministrit shpreh shterpesi argumentash e tendence fshehje nga realiteti, si struci!
Z. Kryeminister, politika dhe ballafaqimi ne ate nuk behen me video qesharake si kjo e sotmja, qe ne vazhdim po publikoni.
Ne asnje shoqeri te civilizuar nuk kam konstatuar nje fenomen te tille, jo vetem jo etik ky, por dhe qe transmeton mungese te plote ne ide e vizione reale.
Behuni serioz Z.Kryeminister, lerini cfaqjet qesharake, prezantoni qofte dhe nje strategji te vetme, pergjigjuni me seriozitet e pergjegjesi kritikave e alternativave!
Ne fakt edhe kur tentoni ta beni kete vecse gaboni rende, shume rende, aq rende sa trondisni qe ne themel edhe interesat me te rendesishme te vendit e kombit.