Ish-deputeti i PD: Ja si shpërndahen thasët me miell në Fier nga “Bashkia që duam” (VIDEO)
Partia Demokratike vijon denoncimet lidhur me parregullsitë që po shoqërojnë procesin e votimeve. Ish-deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar në Facebook pamje të një automjeti me logon “Bashkia që duam” në qytetin e Fierit të mbushur me thasë me miell.
“Bashkia qe duam, vazhdon fushaten shperndan miell, edhe ne keto momente, afer shkolles Pinellopi Piro, ku dhe votohet”, shkruan Baçi në Facebook.
Ndërkohë në një tjetër video që lidhet me këtë denoncim, shihet se si simpatizantë të Partisë Demokratike që janë vendosur jashtë qendrave të votimit kanë shkuar me klarinetë dhe dajre duke tallur përfaqësuesit e PS-së.