Ish-deputeti i PD: Rama po mbledhë Këshillat në ilegalitet
Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me konstituimin e këshillit bashkiak në Devoll.
“Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.”shkruan Hasa në facebook, i cili ditën e sotme ishte i pranishëm në Devoll.
“Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve. Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve. Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.” vijon më tej Hasa në reagimin e tij, ndërsa shton se për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private.
“Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin.” përfundon Hasa reagimin e tij.