Ish-deputeti i PS në krye të Postës Shqiptare, zëvendëskryeministrja Balluku prezanton Etjen Xhafajn

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme, drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj.

Xhafaj, i cili do të mbajë detyrën e Administratorit të Postës Shqiptare, një prej institucioneve më të vjetra në vend, ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

“Etjeni është bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa institucione. Ka mbajtur një mandat të qarkut të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot drejtimi i Postës shkon në duart e një profesionisti të sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha. Në bashkëpunim me Admirin (ish-drejtori i Postës Shqiptare) do të optimizohet procesi i Postës Shqiptare. Për ne është e rëndësishme që Posta të performojë duke optimizuar shërbimet. Digjitalizimi është në bazën e tyre“, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?