Ish-deputetja e PD: Raportimet që i janë bërë ndërkombëtarëve nuk janë reale

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri tha se raportet që kanë shkuar tek ndërkombëtaret nuk janë reale. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Pampuri u shpreh se kur ndërkombëtarët do të kenë raportime të drejta do të jenë në krah të opozitës.

Orjola Pampuri: Ndërkombëtarët janë të rëndësishme, por për momentin, të gjithë informacionin që ato kanë mendoj që nuk janë ato reale. Të gjitha ato informacionet, raportimet që kanë shkuar tek ndërkombëtarët nuk kanë qenë ato reale dhe nuk janë ato çka në të vërtetë është në Shqipëri. 

Ne i tregojmë ndërkombëtarëve që jemi bashkë me qytetarët sepse ata duan një Shqipëri si gjithë Evropa. Ndërkombëtarët do të kuptojnë edhe në takimet që do të kenë në vijim, që mos kërkojnë nga Shqipëria atë që nuk do të donin të ndodhte në vendin e tyre. Në vendet e tyre nuk tolerohet korrupsioni, nuk tolerohet shit-blerja e votës, nuk tolerohet bashkëpunimi i ministrave me bandat. Pra të gjitha këto, një pjesë e mirë e tyre nuk i kanë të qarta dhe nuk dinë. Në momentin që do kenë raportime të drejta dhe të qarta jam e bindur që ndërkombëtarët do jenë në krah të opozitës. 

SHKARKO APP