Ish-drejtori Nano kritikon Policinë për menaxhimin e protestave: Forcat blu duken të çakorduara

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar situatën kaotike që po ndodh prej tre ditësh në Tiranë. Nano është treguar kritik me veprimet e policisë. Sipas tij, në disa raste uniformat blu nuk janë treguar në nivelin e duhur, ku shpesh duken të çakorduar.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ju si ish-drejtor i Policisë keni eksperiencën për të kuptuar diçka më shumë, a mund të më thoni çfarë kuptoni?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nano: Unë e kam ndjekur situatën përmes mediave këto ditë. Dua të them që është situatë e komplikuar, pasi menaxhimi i protestave të tilla kërkon angazhim dhe profesionalizëm. Kam vënë re se protestuesit, ashtu siç edhe u përmend në emision, përveçse biem dakord se e drejta për të protestuar është e drejtë e gjithkujt, unë nuk do të isha dakord me pjesën e ushtrimit të dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhuna nuk justifikon kërkesat. Por, nga ana tjetër, dua të përmend detyrat e Policisë së Shtetit për menaxhimin e këtyre protestave. Kam parë disa video, nuk dua të jem i prerë në vendim, duhen parë në kompleksitet.

Unë falënderoj mediat e gazetarët që transmetojnë LIVE nga terreni, edhe duke rrezikuar. Por kam vënë re që forcat e policisë kanë pasur një lloj çakordimi, apo nuk kanë qenë aq të organizuara në situata të tilla. Vetë situata të bën që ndoshta edhe të gabosh. Ne pretendojmë që të kemi një polici sipas standardeve të BE-së, të trajnuar nga kolegë ndërkombëtarë. Nuk mund të pranojmë raste të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3503 (34.6%)
Shoqeria civile 6634 (65.4%)

Vota totale: 10137