Ish-drejtorit të policisë Vlorë do ti komunikohet nesër masa e sigurisë

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, do të njihet nesër në orën 08:00 me masëne sigurisë.

Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çela u dorëzua pranë autoriteteve mesditën e 16 majit.

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Habilaj”, ku i akuzuar ishte edhe ish-ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri.

Gjatë momentit të marrjes në pyetje ai mësohet të jetë shprehur se në këto dy vite nuk i është bindur një mase denigrimi ndaj tij.

Çelaj akuzoi se gjatë kësaj periudhe mbi emrin e tij është hedhur baltë.

SHKARKO APP