FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ishte nisur drejt studios së “Open”/ Bardh Spahia ndalohet live nga policia

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim. Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje direkte në emisionin Open, u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë: “Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim. Ai këmbënguli se nuk ka organizuar asgjë, dhe se çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë çast, socialisti Taulant Balla hyri në debat dhe i tha se nëse është ashtu, atëherë le të vijë në studio.

Pas kësaj Spahia tha se do të niset menjëherë për në studio, por rrugës është ndaluar nga policia.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?