Isis, reagimi i vajzës amarikane që “terrorizoi” Facebook!
Një vajze nga San Fransisco, me profesion inxhiniere softuerësh e quajtur Isis Anchalee, përballet me një të papritur të madhe.
Rrjeti social Facebook i ka mbyllur llogarinë personale, pasi dyshonte se amerikanja Isis, ishte një përkrahëse e Shtetit Islamik.
Përmes rrjetit tjetër social, Twitter, Isis Anchalee ka shprehur keqardhjen e saj. “Jo nuk do e ndryshoj emrin! – deklaroi ajo plot zemërim. Isis tha se ekipi i Zuckenbergut i ka mbyllur llogarinë sepse mendon se Isis është terroriste. E reja deklaroi se i ka dërguar edhe fotokopjen e pasaportës stafit të Facebook, në mënyrë që të vërtetojë identitetin e saj.
Rrëfimi i saj në Twitter u bë i famshëm në mbarë botën, çka detyroi stafin e Facebook të kërkojë falje dhe të bëjë të mundur kthimin e llogarisë së vajzës. Mesazhi i Isis Anchalee arriti të shpërndahej nga 1.500 përdorues të tjerë, në vetëm pak orë.
Pas kësaj ngjarjeje Isis ka ndërmarrë një fushatë që i ashtuquajtur Shteti Islamik, ose shkuar shkurt ashtu si edhe emri i saj, të identifikohet sipas emërtimit të tij në arabisht, DAESH.