“Islami në pushtet”, libri i ri ndez debatet pa dalë në treg

Libri i ri i autorit francez Mishel Houlbek “Nënshtrim”, që pritet të dalë në treg në datën 7 janar, ka shkaktuar debat që tani. Autori imagjinon një Francë në vitin 2022, në të cilën partia “Vëllazëria Myslimane” merr pushtetin pasi mund në zgjedhje partinë nacionaliste të ekstremit të djathtë, “Ballin Kombëtar” të Marine Le Penit dhe instalon një regjim islamik në vend.

Libri që po qarkullon i piratuar, pritet të renditet tek më të shiturit, pas suksesit të librit ”Vetëvrasja franceze” të autorit konservator Erik Zemur.

SHKARKO APP