Itali, njihuni me fshatin që të ofron 2 mijë euro vetëm nëse jeton aty
Një fshat malor italian ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr banorë të rinj, sepse popullsia aty po pakësohet dita ditës.
Autoritetet lokale të këtij fshati ofrojnë 2 mijë euro shpërblim për çdo banor të ri.
Kjo është mënyrë që ata kanë gjetur për të nxitur shtimin e popullsisë në provincën veriore që po braktiset dita ditës.
Bëhet fjalë për komunën veriore të Bormidës në rajonin e Ligurias.
Autoritetet lokale ofrojnë 2 mijë euro shpërblim për këdo, që ble apo merr me qira një banesë, mjafton të shpërngulet në këtë fshat.
Drejtuesi i administratës lokale Daniele Galiano thotë se me 2 mijë euro mbulohet një qira e zakonshme për një vit në banesat e fshatit.
Çmimi i qerasë varion nga 50 euro në muaj për banesat e vogla në 120 euro për ato më të mëdha.
Fshati panoramik ka vetëm 394 banorë dhe ky numër nuk është ndryshuar për vite të tëra.