Italia dhe 10 ishujt e saj të mrekullueshëm

Nuk është e nevojshme të lodheni nëpër botë për të gjetur bukuri natyrore dhe pamje piktoreske

Një zonë e Paqësorit, apo ndonjë “xhep” tjetër nëpër botë, mund të jenë një destinacion më tërheqës dhe më ekzotik për t’ia treguar miqve, por nuk është nevoja për t’i rënë botës rreth e për qark për të gjetur skenarë magjikë dhe një det prej ëndrrash.

Italia ka brigjet më të bukura dhe ishuj të parajsës, me atraksione historike, kulturore dhe gastronomike. Pra, nuk mbetet gjë tjetër ves se të zgjidhni dhe të prenotoni pushimet.

SICILIA – Fillojmë udhëtimin tonë nga ishulli më i madh në brendësi të Mesdheut. Bukuritë e tij janë të pambarimta: plazhe të mrekullueshme, mrekulli arkeologjike, ndërtesa përrallore dhe një vullkan aktiv (Etna), që herë pas here shndërrohet vërtet në një spektakël.

Sicili, Taormina

SARDENJA – Është ishulli i dytë italian për nga madhësia, por ofron një det, që me siguri nuk ka të krahasuar. Ujërat e saj ngjasojnë me brigjet e Egjeut, plazhet e bardha dhe një zonë e thellë dhe e pasur me histori dhe bukuri, duke e bërë atë një nga destinacionet turistike më të famshme.

Sardenja

ELBA – Është një zonë absolute në zonën e Tirrenios. Në mesin e miqve të saj më të famshëm, edhe ajo krenohet me rezidencën e Napoleon Bonapartit, i cili kaloi aty mërgimin e tij të parë. Ata që i duan plazhet, mund të marrin frymë lehtësisht: në Elba numërohen gjithsej 150 të tillë.

Ishulli i Elba-s

PONZA – Është një tjetër mrekulli e Tirrenios. Ndodhet në gjirin e Gaeta-s, ajo u ofron vizitorëve fshatra piktoreskë dhe detarë me një bukuri që të lë pa frymë. Vija bregdetare, shumë e prerë, ka disa plazhe dhe mini-plazhe: një nga më të famshmit është Chiaia di Luna, nga vetë forma karakteristike e gjysmë hënës nga merr dhe emrin.

Ponza

ISCHIA – Është një nga ishujt më të mëdhenj të arkipelagut të gjirit të Napolit. Plazhet e tij plot rërë dhe ujërat termalë, e bëjnë atë një destinacion mjaft popullor për të kaluar pushime të paharrueshme nga turistët që dynden në çdo sezon të verës.

Ischia

KAPRI – Sipas legjendës, Kapri ishte shtëpia e sirenave, të cilat tërhoqën marinarët me këngët e tyre, por që i dënuan ata të mbyten. Një nga ‘xhevahirët’ e ishullit, përveç shkëmbinjve të famshëm, është Grotta Azzurra, i cili arrihet vetëm me anije në disa momente të ditës, i njohur për efektet e tij fantastike të dritës.

Kapri

PROCIDA – Më i vogli nga tre ishujt partenope. Më pak i njohur nga ‘motrat e mëdha’, Kapri e Ischia, ai është i përsosur për ata që janë në kërkim të qetësisë dhe relaksit. Ishulli ofron plazhe, fshatra piktoreskë dhe monumente për t’u vizituar, si Kisha e Shën Mikeles.

Procida

FAVIGNANA – Është më i madhi i ishujve Egadi, rreth 7 km nga brigjet perëndimore të Sicilisë, mes Trapanit dhe Marsalas. Emri i tij vjen nga era e nxehtë e ardhur nga perëndimi, e cila përplaset shpesh në ishull. Ka një det të mrekullueshëm dhe ka aromë mesdhetare.

Favignana

PANTELLERIA – Shtrihet për rreth 80 km² dhe gjendet 110 km në jug-perëndim të Sicilisë dhe 70 në veri-lindje të Tunizisë. Ishulli ka një origjinë vullkanike siç  dëshmojnë shkëmbinjtë e tij të ashpër dhe të zinj. Shpërthimi i fundit ka ndodhur në vitin 1981, por që atëherë ka pasur episode të vogla të rishfaqjes së vullkanit.

Pantelleria, Liqeni i Venusit

MADDALENA – I vendosur përpara brigjeve veriore të bregdetit të Sardenjës, është ishulli më i madh i arkipelagut me të njëjtin emër, ku bëjnë pjesë edhe Spargi, Budelli, Caprera, Santo Stefano, sa për të cituar disa. I gjithë arkipelagu është një mrekulli e vërtetë e natyrës, me detin kristal dhe të qartë, plazhe me rërë të bardhë dhe shkëmbinj të rrumbullakët, të cilët e kanë kthyer atë në një prej atraksioneve më të mëdha të Sardenjës.

Maddalena, Sardenjë

SHKARKO APP