Ja çfarë nuk u pa në mbledhjen e grupit të PS
Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Edi Rama. Drejtuesit e mazhorancës ishin të parët që mbërritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë kryeministri Edi Rama u paraqit 30 minuta para mbledhjes dhe te tjerëve. Rama kishte thirrur në mbledhjen e grupit dhe ministrat e rinj. Si i vetmi nga ish-deputetët që u shpërblyen, nuk mund të mungonte as Toni Gogu.
Në ditën e parë të punës për këtë javë, deputetët e rinj e kaluan mes emocioneve dhe përballjen e parë në rrugën e famës. Siç duket edhe në këtë pamje deputetit të ri Pirro Dhima të Gjirokastrës iu nevojit të prezantohej para punonjësve të gardës së Republikës që të lejohej të hynte në mbledhjen e grupit. Apo ky grup deputetësh të panjohur për sigurinë e institucionit.
Në mbledhjen e grupit Edi Rama ka “këshilluar”të zgjedhurit e tij të rinj që të kenë kujdes me sjelljen dhe komunikimin, si në raport me gazetarët ashtu edhe në takimet zyrtare. Shefi i mazhorancës nuk i kurseu fjalët e mira për më të vjetrin brenda radhës së socialistëve, Vasil Llajo. Edhe pse në mandatin e parë si deputet, duket që Llajo e ka fituar simpatinë e kryeministrit për sa i përket komunikimit publik gjatë drejtimit të seancës ditën e premte.
Me humor në një farë mënyre, Rama nuk e fshehu që ta kishte ditur më parë aftësinë e drejtimit të Llajos, ky i fundit mund ta kishte rrëzuar kandidaturën e Niko Peleshit, apo korçarit siç mësohet t’i jetë drejtuar me humor ai, për kryetar të ri të Kuvendit. Deputetëve u është kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”. Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem. Porosia e fundit për të gjithë ishte angazhimi sa më shpejt me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki.
KOHA JONË SONDAZH

