Ja çfarë shkruan Daily Mail për Elvana Gjata


Kush do ta kishte menduar që vjedhja e fotove, videove e mesazhet që dispononte në adresat e ndryshme të rrjeteve sociale dhe në email e aparatin celular të Elvana Gjatës, do të bënin bujë dhe në mediat e huaja.
Prestigjozja britanike "Daily Mail" ka shkruar sot për këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata. Me pak fjalë, lajmi që bëri bujë në mediat shqiptare, për disa adoleshentë që kanë hakuar ICloudin e këngëtares, ka shkuar deri në Britani të Madhe. “Adoleshentët të moshës 15 vjeçare pranuan se e patën shumë të lehtë ta bënin një sulm të tillë, duke u nisur nga pyetja e zakonshme e që janë pyetje sigurie në momentin kur vendos të hapësh një llogari.
Çfarë do të bëhesh kur të rritesh, “Këngëtare” dhe Ku janë martuar prinderit e tu, në “Tiranë”, ishin përgjigjet që i dhanë akses 15-vjeçarëve në informacionin personal të artistes së njohur shqiptare, shkruan “Daily Mail”.
“Po ashtu ata kërkuan falje duke thënë se nuk e kishin menduar se do ta kishin kaq të lehtë ta hakonin llogarinë e saj. Që të katërt personat, më pas janë liruar nga policia”, shkruan më tej e përditshmja britanike. Përpos kësaj, nuk kishte si të mungonte edhe një vlerësim për karrierën e saj dhe suksesin e saj në trojet shqiptare. 

SHKARKO APP