Ja cila është kërkesa që Gjergj Luca ka për Ben Blushin

Nga Sevilja, ku ndodhet për angazhime pune, sipërmarrësi Gjergj Luca ka reaguar ndaj shkrimit të sotëm të Ben Blushit, me titull “Si lindi Shqipëria nga shkronjat dhe Kongresi i Manastirit”. Luca e vlerëson prej kohësh Blushin për qëndrimin e tij të palëkundur ndaj çështjeve kyçe që kanë shënjuar e shënjojnë ende zhvillimet shoqërore, kulturore dhe politike të vendit.

Në reagimin e tij publik, Luca formulon një kërkesë të qartë, të fortë dhe të drejtpërdrejtë:
“Një kërkesë ngulmuese shkrimtarit Ben Blushi: të vazhdojë t’u çjerrë maskën otomanëve të rinj që duan ta mbajnë peng integrimin shpirtëror dhe kulturor të Shqipërisë evropiane…”

Kjo kërkesë, e shoqëruar me një videomesazh, e thënë me ton personal, por me peshë qytetare, vjen si një thirrje për të mos heshtur përballë tendencave që, sipas Lucës, rrezikojnë orientimin europian të identitetit dhe kulturës shqiptare.

Luca ia drejton këtë apel një personaliteti që ka treguar se fjala dhe pozicionimi i tij publik krijojnë ndikim real në opinion, prekin ndjeshmërinë qytetare dhe shpeshherë detyrojnë politikën të reflektojë. Në një kohë të tensioneve të vazhdueshme identitare dhe të sfidave ndaj memories kulturore, ai e sheh tek Ben Blushi një zë të lirë, kritik dhe të domosdoshëm, që nuk pranon t’i nënshtrohet konformizmit apo presioneve të kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu, kërkesa e Gjergj Lucës nuk është thjesht një koment mbi një shkrim të radhës të Ben Blushit, por një thirrje për vazhdimësi, për të mbrojtur orientimin kulturor, historik dhe shpirtëror që, sipas tij, është rruga e vetme e Shqipërisë drejt Europës, jo vetëm në letra, por në vetëdije.
Albert Vataj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?