Ja disa nga destinacionet e mundshme për Krishtlindje
Edhe pushimet e fundvitit kanë disa nga destinacionet më të lira që mund të shijosh Krishtlindjet ose Vitin e Ri. Disa nga këto janë vendet që nuk i kanë traditë festat e fundvitit.
Këto vende janë përgjithësisht mot të ngrohtë që të lejojnë plazhin në dhjetor dhe janar. Ndërsa për sa i përket biletës së avionit deri atje, arrin ta gjesh me çmim shumë të mirë nëse e rezervon në avanc një muaj më parë.
Puerto Vallarta është një nga destinacionet më të preferuara të Meksikës. Çmimet janë tepër konkurruese krahasuar me vende si Parisi ose Londra në këtë sezon. Aty mund të gjesh hotele me 40 dollarë nata, të ushqehesh me produkte bio që vendasit i ofrojnë në këmbim të pak lekëve.
E nëse zbret pak më poshtë, ne Kankun, gjen një ishull po aq magjepsës, i cili të ofron qetësi dhe plazh në të njëjtën kohë. Për shkak se ai ka rreth 1000 hotele në total, të gjithë konkurrojnë me njëri tjetrin, prandaj për të afruar klientët ata ulin çmimet. Aty mund te akomodohesh fare mirë me 36 dollarë nata për dy njerëz.
Një komoditet dhe oferta të ngjashme me këto ishuj mund të gjeni edhe në Tajlandë, Malajzi, Sharm el Sheik, por edhe në Dubai.
E çuditshme, pasi Dubai është një nga destinacionet më luksoze, por në këtë sezon, paketat turistike arrijnë deri në tre herë më lirë se sa në çdo periudhe tjetër të viti. Një hotel me 3 yje kushton 36 dollarë për dy persona.
Pra, jo domosdoshmërish pushimet e Krishtlindjeve duhet të festohen në vende të ftohta me dëbore që nuk të japin shumë mundësinë për të lëvizur për shkak te temperaturave të ulëta, si edhe çmimeve marramendëse! Kur vjen puna për pushime duket se askush nuk do t’ja kursejë vetes kënaqësinë, e aq më tepër kur ofertat për udhëtime janë tepër tunduese.
Përgatiti: S.L