Ja lista me emrat e atyre që përfituan nga fondet e BE

Partia Demokratike, Departamenti Antikorrupsion ka denoncuar sot me emra dhe me dokumente, përfituesit e fondeve të bujqësisë, të programit IPARD të BE.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, në një deklaratë sot renditi dëshmitë duke përmendur emra.

Ja sipas saj kush ka përfituar:

Balkan Trans Albania Shpk me pronar Rodolf Xhillari konsull i Izraelit në Shqipëri përfitues 538 mijë euro.

KAVALJON shpk pronar Elvis RROSHI përfituar 135 mijë euro.

I.N.C.A NORD FISH SHPK Alban Zusi Ish zv Ministër i Bujqësisë 673 mijë euro.

Mazllëm Çeliku këshilli bashkiak Klos 209 mijë euro.

Albania Piemonte Shpk Orjeta Myzeqari 236 mijë euro.

Ndrec Llusku i PSD  116 mijë euro.

Loreta Tozaj ish drejtore e Hipotekës Vlorë investimi 113 mijë euro.

Nari Lundër pronar Ardian Tufa,  Administrator i Njësisë Administrative Farkë ka përfituar 222 mijë euro.

Investitorë strategjikë, kocesionarë dhe kompani të cilat fituan kontrata rindërtimi dhe tendera etj.

Company Riviera 2008 Shpk e rindërtimit dhe tenderave përfituar 810 mijë euro nga IPARD.

Coast to Coast Invetitori Strategjik Gjikuria 189 mijë euro.

DONI FRUITS Shpk përfitoi 924 mijë euro me pronarë Marin Gjonaj dhe Ejup Ahmeti i cili sipas Erjon Braçes vononte pagesat e bujqve për produktet që u kish marrë.

ZDRAVO Shpk 981 mijë euro.

Kronos Konstruksion Shpk përfitoi 541 mijë euro.

Vëllezerit Hysa zotërues të 3 koncesioneve me dosje në SPAK e Prokurori përfituan nga programi 31 mijë euro (??)

Dolenc Shtepani pronari i ish medikamenta kompani farmaceutike 548 mijë euro.

Vazhdon lista ku futen emra të njohur, si dhe gazetarë. Flitet për shuma në miliona euro të akorduara nga BE vetëm për bujqësinë.

SHKARKO APP