Ja llogaritë si Juventusi në fundjavë shpallet kampion në Serie A

Të shtunën e ardhshme në derbin kundër Torinos, skuadra e Juventusit matematikisht mund të sigurojë “Scudetton”.

Tashmë kur kanë ngelur edhe 4 javë, “Zonja e Vjetër” ndodhet 9 pikë larg vendit të dytë, shkruan “Football-italia”.

Nëse Juventusi do të marrë 3 pikë të plota dhe Roma barazon ose humb përballë Milanit atëherë bardhezinjtë 3 javë para fundit do t’i gëzohen titullit kampion në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se Juventusi humb ndaj rivalëve të qytetit atëherë titulli kampion do të vendoset më 14 maj kur Roma të presë në “Olimpico” skuadrën e Juventusit./ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?