Ja parashikimi i Nard Ndokës për ndeshjen

Të gjithë janë në pritje të finales së madhe të Champions League mes Juventusit dhe Barcelonës. Supersfida e Berlinit, që starton sot në 20:45, ka tërhequr vëmëndjen jo vetëm të tifozëve por edhe të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Nard Ndoka.

Zoti Ndoka njihet si specialist në shumë fusha, një prej të cilave edhe futbolli.

I pyetur nga Portali Albeu në lidhje me takimin e sotëm, kreu i demokristianëve u shpreh se ndeshja do të jetë shumë e bukur dhe me shumë gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Barcelona do të ketë kontrollin më të madh të lojsë, ndërsa Juventusi do të mbrohet. Këto janë ndeshje ku një gabim shumë i vogël kushton shumë.Barcelona niset si favorite, por në futboll nuk i dihet asnjëherë", tha Nard Ndoka atë që e dinë të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund specialist i gjithëdijshëm Nard Ndoka bëri edhe një parashikim: "Një gjë është e sigurtë, do ketë ose pak ose shumë gola". 

Burimi: Albeu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?