Ja pse burrave u pëlqen seksi me dy femra
Sa ka të vërteta në pohimin se seksi në treshe është fantazia seksuale e meshkujve që duan të zbatojnë në praktikë.
I kemi bërë pyetje meshkujve të rëndomtë se sa i tërheqëse është ideja për seks në treshe, për çka besohet se është ëndrra e parealizuar e shumë prej tyre apo vetëm një hamendësim se është vërtetë preferencë e tyre.
Të anketuarit kanë dashur të mbesin anonimë, por ata kanë dhënë përgjigjet e tyre për këtë.
“Për mua seksi është diçka shumë intime dhe personi i tretë nuk vjen në shprehje”
“Do të pranoja seks në treshe vetëm me kushtin që të jetë i garantuar diskrecioni dhe nëse do të isha i sigurt se kjo nuk do ti prishte raportet ekzistuese me të dy femrat”
“ Duke marrë parasysh se jam në lidhje, seksi në treshe definitivisht nuk vjen në shprehje. Po të isha single ndoshta, por kjo është vetëm një ndoshta”
“Do të pranoja seks në treshe nëse do të isha magjistar, dhe pastaj të zhdukesha”
“Natyrisht se do të pranoja seks në treshe,vetëm duhet të jenë dy femra dhe unë, me një marrëveshje se nuk ka hidhërim ndërmjet partnerëve” thotë një i anketuar anonim.
“Edhe pse kjo është një fantazi klasike e të gjithë njerëzve, do ta bëjë këtë nëse e dashura ime do ta pranonte këtë dhe nëse personi i tretë është femër”