Ja sa mirë jetonte popullata e Libisë në kohën e Gadafit
Dikush mund ta mbajë mend kohën, kur shqiptarët shkonin për të punuar në Libi, në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Këtë ata e bënin, për shkak të pagave dhe kushteve të mira të punës që ky vend ofronte. Libia deri në vitin 1969, udhëhiqej nga mbreti Idriz. Por ai përmbyset më 1968, me një puç ushtarak nga koloneli Muammar Gaddafi. Idrizi, që ishte një njeri i korruptuar me administratë të korruptuar, por që ka merita vetëm për realizimin e pavarësisë së vendit nga Italia.
Gjatë kohës së Idrizit, vendi varej nga ndihmat e huaja, pa marrë parasysh se Libia është ndër vendet më të pasura në botë me naftë. Populli ishte i paemancipuar dhe jetonte pothuajse në primitivizëm. Këtë realitet e ndërroi Gaddafi, lideri i ri i Libisë që nisi reformat e mëdha në vend. Standardi jetësor rritej, vendi begatohej. Pa marrë parasysh lajmet, që shpesh ndikohen nga politika, vendi po ashtu nuk qëndronte keq në raport me të drejtat e njeriut, madje edhe në kohën kur nisën trazirat kundër tij. Gaddafi nuk duhej nga Perëndimi, sepse synonte të krijonte një Federatë të Republikave Arabe, që të forconte faktorin arab në botë. Me këtë synim, ai u bëri embargo SHBA-ve me naftë dhe ishte një nga shkaktarët kryesorë të asaj që njihet si kriza e OPEC-ut, e vitit 1973, kur Gaddafi kërkon që arabët të caktojnë çmimet e naftës, të jenë ata që vendosin për pasurinë e tyre. Nga këto qëndrime ai nuk ka hequr dorë kurrë. Por, kjo krizë e naftës i bëri pikë e pesë arabët, për çka çdo e zezë që ndodh në Lindjen e Mesme thuhet se burimin e ka tek viti 1973 tek diçka që Perëndimi nuk lejon më të ndodhë, shkruan”Telegrafi”. Gaddafi e aplikon më vonë ideologjinë Xhamahiria, të cilën synon ta zbatojë te Bota e Tretë, pjesa e nëpërkëmbur e globit. Kjo ideologji nënkuptonte “shtetin e masave”, apo të popullit. Ndonëse ideologji e ndikuar nga komunizmi, masat përfitonin nga ajo. Por, ai u vra gjatë Luftës Civile të vitit 2011. Një nga arsyet më të mëdha të përmbysjes së tij, thuhet se ndërlidhet me dinarin e artë që do të shkatërronte monopolet e manjatëve e do ta forconte shtresën e varfër. Teoritë e tilla janë të shumta dhe bazohen edhe në teori të komplotit, nga të cilat mbase ka diçka të vërtetë. Por, ajo që dihet sigurt është se që nga vrasja e tij më 2011, vendi ende është në luftë, populli në mjerim, e asgjë nuk është siç ka qenë, por keq e më keq. Se cilat ishin benefitet e sistemit të Gaddafit, “Telegraf” ju sjell më poshtë disa fakte befasuese. Këto mund të jenë edhe të pabesueshme për ju, prandaj çdo interpretim lejohet:
1. Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.
2. Nuk kishte asnjë kamatë për kredi; bankat në Libi ishin në pronësi të shtetit dhe kreditë e dhëna për të gjithë qytetarët e saj kishin 0% interes sipas ligjit.
3. Shtëpia konsiderohej si një e drejtë e njeriut në Libi; Gaddafi u zotua se prindërit e tij nuk do kenë shtëpi, derisa të gjithë në Libi nuk kanë një të tillë. Babai i Gaddafit vdiq derisa ai, gruaja dhe nëna jetonin në një tendë.
4. Të gjithë të porsamartuarit në Libi merrnin 60 mijë dinarë (50 mijë dollarë amerikanë) nga qeveria për të blerë apartamentin e parë dhe për të filluar familjen.
5. Arsimimi dhe trajtimet mjekësore ishin falas në Libi. Para Gaddafit, vetëm 25% e libianëve ishin të shkolluar. Sot kjo shifër është 83%. 6. Nëse libianët do të donin të merreshin me bujqësi, ata do të merrnin tokë bujqësore, një shtëpi, pajisjet, fara dhe bagëti për të filluar që të gjitha këto falas.
7. Nëse libianët nuk mund të gjenin arsimin apo shërbimet mjekësore që ata kishin nevojë në Libi, qeveria financonte ata që të shkojnë jashtë vendit jo vetëm falas, por duke marrë 2300 dollarë në muaj dhe makinë me kompensim.
8. Në Libi, nëse një libian binte një makinë, qeveria e subvencionte me 50% të çmimit.
9. Çmimi i benzinës në Libi ishte 0.14 dollarë për litër.
10. Libia nuk kishte borxh të jashtëm dhe rezervat shtetërore arrinin në 150 miliardë dollarë, që tashmë janë të ngrira në nivel global.
11. Nëse një libian nuk ishte në gjendje të gjente punësim pas diplomimit, shteti do të paguante pagën mesatare të profesionit të tij sikur një i punësuar.
12. Një pjesë e shitjes së naftës së shitur kreditohej në banka, në llogaritë e të gjithë libianëve.
13. Një nënë që lindte një fëmijë merrte 5 mijë dollarë amerikanë.
14. Buka në Libi kushtonte 0.15 dollarë.
15. 25% e libianëve kanë një diplomë universitare.
16. Gaddafi donte të realizonte projektin më të madh të furnizimit me ujë, për të furnizuar dhe ujitur tërë shtetin që karakterizohet me shkretëtira.