Ja sa para duhet të kurseni çdo ditë për t’u bërë milioner (Tabelë)
Çdo ditë shpenzojnë para në produkte që janë të tepërta por nëse dëshironi të bëheni të pasur, duhet të filloni të investoni.
Një financier ka gjetur një zgjidhje se si të kursejmë para dhe të fund të muajit, vitit ju “bëhemi të pasur”. David Bach, në librin e tij “Çiftet e zgjuara përfundojnë të pasur”, jep këtë këshillë.
“Të bëhesh i pasur është një çështje përkushtimi dhe të qëndruarit sistematik në kursime dhe në një plan investimesh”, shkruan këshilluesi financiar Bach.
Bach krijoi një grafik duke detajuar sa para duhet të vini mënjanë çdo ditë, muaj apo vit, në mënyrë që kur të keni mbushur 65-vjeç të keni kursyer 1 milion dollarë. Grafiku merr parasysh që e keni nisur me zero para investim.
*Në grafik tregohet mosha përkatëse duke nisur nga 20-vjeç, ku paratë që duhet të hiqni mënjanë janë 2 dollarë (rreth 250 lekë) çdo ditë dhe në fund të muajit do të keni kursyer plot 61 dollarë (rreth 7 500 lekë). Ndërsa në vit shifra shkon në 730 dollarë (9 000 mijë lekë).
Paratë që duhet të hiqni mënjanë, sipas grafikut shtohen në bazë të moshës.