Ja si ta kuptojmë nëse orizi është plastik apo jo

Prodhuesi më i madh i orizit në botë është Kina, me më shumë se 200 ton oriz në vit. Një gjë që nuk e dimë për orizin është që ai është jashtëzakonisht i dëmshëm për shkak të përmbajtjes plastike, siç raporton “ Korean Times”.

Ky raport tregon se kompanitë e orizit kinez shesin oriz të rremë të bërë nga niseshte plastike mielli të patates, rrëshirës sintetike dhe najlonit e cila është një përzierje tepër e dëmshme për shëndetin e njeriut. Më pas ky oriz pastaj përzihet me atë organike për të mashtruar konsumatorët.

Kjo shkaktoi një hetim të mëtejshëm me qëllimin për të zbuluar nëse këto pretendime janë të vërteta, dhe për fat të keq, gjetjet ishin tronditëse!

Orizi kinez përmbante po aq plastikë sa një qese plastike.

Megjithatë, ekzistojnë disa dallime midis dy llojeve të cilat mund t’ju ndihmojnë të dalloni të vërtetin nga artificiali:

Prova me ujë
Merrni disa kokrra orizi të pagatuar dhe hidhini në një gotë me ujë, nëse ato qëndrojnë në sipërfaqe atherë keni të bëni me oriz sintetik, orizi i vërtetë fundoset në ujë.

Prova e bluarjes
Merrni një sasi orizi dhe bluajeni në një makinë bluarjeje dhe shikoni nëse pluhuri që përftohet është i bardhë atherë keni të bëni me oriz të ngrënshëm, nëse pluhuri është në ngjyrë të verdhë atherë mos e konsumoni.

Prova e zjarrit
Merrni disa kokrra orizi dhe vërini flakën nëse orizi është sintetik atherë do të ndieni erën e plastikës së djegur dhe ky lloj orizi nuk është për përdorim.

SHKARKO APP