”Jam ekstremist i djathtë, por votën e dhashë për PS”, qytetari i thotë Taulant Ballës: Mbështes punën, jo partinë

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e bashkisë Kamzë, Rakip Suli, zhvilluan një vizitë në një prej kantiereve të investimeve publike në Kamzë, ku u njohën nga afër me ecurinë e punimeve dhe zhvilluan bashkëbisedime me qytetarët e zonës.

Gjatë bisedave, një prej qytetarëve u shpreh se, megjithëse prej vitesh ka mbështetur Partinë Demokratike, ka zgjedhur të votojë Rakip Sulin, duke vlerësuar punën konkrete, investimet dhe shërbimin e ofruar për komunitetin.

Në fjalën e tij Balla theksoi se sot qytetarët vlerësojnë më shumë rezultatet dhe punën e bërë sesa ndarjet politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur vjen fjala te puna, mbështetja shkon për ata që sjellin rezultate konkrete”, u shpreh Balla. Balla nënvizoi se besimi i qytetarëve fitohet përmes punës së përditshme dhe angazhimit për të përmirësuar jetën e komuniteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?