Janë bllokuar negociatat? Balla në Bundestag: Shqipëria synon përmbylljen e këtij procesi brenda vitit 2027
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet për bllokim të negociatave të integrimit të Shqipërisë me BE. Nga Bundestagu në Berlin, Balla ka zhvilluar një takim me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian.
Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë, Balla ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po vijon përpara drejt përmbylljes së procesit të negociatave brenda vitit 2027.
”Takimi me kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian. Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027. Kush tha që janë bllokuar negociatat?”,-shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

